Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha të rinjve të PD-së: Qeveria ju ka lënë në baltë, unë do ju rikthej shpresën

19:07 / October 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij përpara të rinjve demokratë tha se ai dhe PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë.

Basha u shpreh se qeveria ka lënë në baltë rininë, ndërsa shtoi se premton se do të kthejë shpresën tek rinia.

“Ne kemi nisur një betejë, të cilën do ta fitojmë, për rininë dhe për çdo shqiptar. Sot foli Tilman Kuban, një politikan që është anëtar i kristian-demokratëve gjermanë.

Qeveria nuk ka lënë askënd më shumë në baltë se rininë. Kjo qeveri dështimin më të madh e ka me rininë, e cila po rritet në një vend pa perspektivë, me rroga minimale dhe kosto maksimale, në një vend me klimë të shkatërruar për bizneset.

Ky ka mbetur një vend, ku rinia mendon si të ikë, por kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë, sepse ky vend e ka potencialin për një të ardhme më të mirë. Kjo qeveri ka vendosur interesa të ngushta personale, duke tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi këtë vizion e pasion për gjithë vendin e sidomos për rininë.

Ne do të bëjmë realitet çdo zotim dhe zotimi ynë kryesor është të kthejmë shpresën, sidomos të rinisë. Ne do të krijojmë një klimë të mirë për biznesin. Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet, vendin ku gjithë-secili të ndihet në shtëpinë e tij”, tha Basha.

Basha Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.