Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar nga studio e Real Story të Sokol Ballës në News 24 se kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë, ndërsa theksoi se askush nuk mban përgjegjësit e veta.
Ish-deputetja e PD ka folur edhe mbi ndryshimin e kursit të opozitës, e cila nga protestat e forta dhe denoncimet ka ndryshuar plotësisht skenar. “Aksionet politike janë politike, nga sot e tutje, ndërtimi i kolonës alternative është e domosdoshme. Padyshim që PD të gjithë kolonën e denoncimeve, që nga korrupsioni, dekriminalizimi, etj, është një trajektore bashkë me protestat që e ka kryer mrekullisht. Tani duhet të shkojmë drejt politikës, e cila inspiron sesi do i zgjidhim gjërat. Ia kemi shpjeguar me detaje shqiptarëve dhe absolutisht jemi shumë afër perfektes, sipas meje, unë mendoj se kam hedhur disa teza zhvillimore. Unë nuk kam shkruar asgjë ankuese, gjykuese”, tha Duma në Real Story.
