Ethet elektorale kanë nisur edhe në Bashkinë e Prrenjasit në Qarkut e Elbasanit. Miranda Rira, kryetare e kësaj njësie vendore shprehet e shqetësuar për mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019. Ajo fajëson këshilltarët socialist, madje rendit në fb gjashtë “shpifje” të tyre.
Postimi i plotë:
Me lejoni t’ju bej me dije dhe me fakte disa te dhena dhe
investime qe lidhen me buxhetin 2019, buxhet te cilin zyra e finances e ka
paraqitur para disa javesh prane Keshillit Bashkiak Prrenjas. Keshilltaret e
PS, nuk e kane miratuar akoma ose e kane bllokuar buxhetin, duke e bere keshtu
Prrenjasin nje nga bashkite e vetme dhe te fundit nga 61 bashkite e vendit qe
akoma s’ka miratuar buxhetin e vet, edhe pse ligji i financave vendore eshte i
qarte se deri ne daten 25 Dhjetor, çdo keshill bashkiak duhet te kete miratuar
buxhetin e bashkise se vet. Per me teper, nje fq e partise socialiste lokale,
ka shpalosur dje disa shpifje se perse vazhdon bllokimi i buxhetit. Nga gjuha e
perdorur duket qarte se personi qe ka shkruar dhe mundohet te hedhe balte mbi
Kryetaren e bashkise se kinse eshte faji i saj pse nuk eshte miratuar akoma
buxheti, nuk eshte as ekonomist, sepse njehere flet me te reja dhe njehere flet
me te vjetra, si t’i volise me mire.
Çdo shpifjeve te cituar nga “Mr. Ekonomisti” i partise socialiste Prrenjas, do
t’i pergjigjemi me argument logjik, me fjale dhe me shifra te tabelave te
meposhtme te cilat i kemi vene ne dispozicionin tuaj si me poshte vijon;
“Mr. Economist”, – nuk ka ne bote Kryetar bashkie qe do apo nuk
deshiron te miratoje buxhetin e bashkise se vet. Miratimi i buxhetit eshte
detyre funksionale e çdo keshilltari, i majte a i djathte qofte ai, eshte
sherbim ndaj komunitetit. Keshte ne statusin tuaj nxiteni nga keto
shpifje:
1 – Shpifja nr 1. Jane 450 milione lek fatura te palikujduara , prandaj ne
anetaret e PS nuk miratuam buxhetin. Argument: Jane 45 milion leke fatura ta
palikujduara per shkak te limitit qe vendosi Ministria e Financave ne muajt
Nendor dhe Dhjetor 2018, duke lejuar keshtu vetem kalimin e pagave te
punonjesve dhe te energjise elektrike. Kete e bere ish- ministri juaj per te
treguar se rritja ekonomike ne fund te vitit 2018, eshte e madhe dhe duke ju
vene pengese bashkive per likuiditet.
2- Shpifja nr 2. Jane 380 milione leke investime te prapambetura
dhe ska asnje objekt, shifer sesi do te paguhen keto para, por ato do paguhen
per fisin e Kryetares se bashkise. Argument nr 2- Drejtoria e finances ju ka
paraqitur me tabela, shifra dhe analiza sesi do te shpenzohet çdo qindarke e
ketij buxheti, invetime te prapambetura dhe investime te reja ne 2019! I keni
te shperndara ze per ze, per gjithe sektoret buxhetore, sa per pagat, sa para
do harxhohen per investime te reja, sa para per bordin e kullimit ose
bujqesine, sa per pyjet dhe kullotat, sa per shpenzimet operative qe ka bashkia,
etj. Çdo qe eshte detajuar deri ne qindarken e fundit! Prandaj shpifja juaj
eshte jo vetem e pavend por edhe teper bajate.
3- Shpifja nr 3. Nuk e votuan anetaret e PS buxhetin, sepse aty kishte 65
milione leke per blerje nafte per makinen e Kryetares. Argumenti nr 3. Zeri
blerje nafte eshte 6.5 milione leke dhe eshte per fadromat, kamionin,
eskavatorin, kamioçinen, 3 foristradat dhe makinen qe ka administrata, sepse
Kryetarja nuk ka makine, pra nafta eshte per te gjitha mjetet e bashkise, nisur
nga nevojat e shumta per hapje rruge neper parcela, pastrim kanalesh dhe
sherbime te tjera ndaj qytetareve.
4- Shpifja nr 4. PS nuk e votoi buxhetin sepse bashkia kishte lene vetem 7
milione leke per arsimin parashkollor.
Argumenti nr4: Ate qe ka bere bashkia dhe Kryetarja per arsimin, nuk e ka bere
asnje nga ish kryetaret e bashkive apo komunave. Per te 3-in vit radhazi, kemi
perkrahur me burse, çdo student dhe familje qe ka patur nevoje per ndihme
ekonomike. Sivjet , ministria e arsimit solli vetem 48 bursa, nderkohe qe ne
bashki aplikuan 180 kandidate, studente te viteve te para. Plot 1.5 milione
leke do te shkojne sivjet per bursat e studenteve. Ne nje nga fletet
bashkengjitur, ju lutem vini re se transferta e pakushtezuar, ose ajo qe solli
qeveria per arsimin parashkollor eshte 0 leke, kur dihet se nevojat e shkollave
jane te medha. Drute e zjarrit, detergjente, lyerje si dhe çdo sherbim iu eshte
afruar shkollave tona, gje te cilen e ndjejne vete nxenesit dhe prinderit e
tyre.Keni me poshte tabelen per shpenzime operative ne shkolla.
Mr. Economist, ne nuk jemi si ju, qe bete shkollen e re ne Urake dhe e late pa
tualete, se gjoja nuk ju doli fondi!! Ky po qe eshte abuzim i paster!
-Shpifja nr.5. Fondi social ishte shume i ulet dhe duhet te
ishte dyfishin e vjetshem.
Argument nr5: Shikoni tabelen e ardhur nga Ministria e financave, qe ka sjelle
zero leke per sherbimin social, zeri mbrojtje sociale eshte 0 leke. Ju ve dhe
nje sistem pikezimi familjeve te nevoje, i heq nga skema nese kalojne kufirin
dhe lihen me zero leke qindra familje te varfera te Prrenjasit. Bashkia kaq e
ka takatin, sepse po te kishte me shume para, do ta kishte kete fond shume here
me te larte.
Shpifja nr. 6. Ndriçimi led eshte nje abuzim sepse do shpenzohen 180.000 euro vetem per ndryshim llampash? Argument nr 6. Projekti per ndricimin led eshte nje projekt ne formen e nje partnershipi publik privat, ku bashkia paguan zero leke dhe me pas pas 10 vitesh i mbetet investimi. Ju qe doni te mbani lagjet e qytetit dhe fshatrat ne erresire e keni penguar kete investim, edhe pse ai ska te beje fare me buxhetin 2019, sepse ka ardhur ne keshill qe ne Maj 2018, ku keshilli duhet te jape vetem nje pelqim! Si ka mundesi qe keshilli bashkiak i Librazhdit i cili po ashtu perbehet ne maxhorance nga keshilltare te Ps, e kaloi me vrap kete projekt ose e dha kete pelqim? Sepse ata qe ju japin urdhra juve, duan te ndriçojne Librazhdin dhe te mbajne ne erresire Prrenjasin, ky eshte halli juaj, te mos behet asnje sherbim i mire ndaj qytetareve te kesaj bashkie.
Buxheti 2019, nje pjese e konsiderueshme do te shkoje per
bashkefinancimet qe bashkia ka me ministrine e arsimit por jo vetem. Tek fleta
e investimeve do te shikoni vleren 6.6 milione leke, kesti i fundit qe bashkia
paguan per ujesjellesin Gurrat e Zeza, duke e cuar keshtu shifren ne 36 milione
leke te reja , te ndare ne 4 vite. Ne investimet do te shikoni edhe vleren 3.4
milione leke per shkollen e re 9 vjeçare ne Qukes. Nga degjesat publike qe
ne zhvilluam ne lagje te ndryshme, ne fshatra te ndryshme, ne u ulem dhe
perpiluam nje buxhet qe ndahet ne menyre te drejte duke shtjelluar ze per ze,
çdo qindarke te tij. Ujesjellesi i Qukes Shkumbinit qe eshte ne vleren 22
milione leke, do te zgjidhe perfundimisht problemin e ujit te pijshem pasi do
te ndahet nga Skroska dhe banoret do te kene 24 ore uje te pijshem. Sivjet
, fokusi me i madh do te jete ne qytetin e Prrenjasit, ku rreth 14 milione leke
do te shkojne per rikonstruksionin e trotuareve te qytetit dhe 8 milione leke
per asfaltimin e rrugeve te brendshme. Investime te tjera do te kete ne
sektorin e bujqesise, pyjeve dhe kullotave, ujesjellesave neper fshatra,
varreza si edhe rikonstruksion urash ne fshatra dhe lagje te veçuara.
Ju ftoj ta lexoni me kujdes buxhetin e detajuar ne fletet bashkengjitur. Gjithashtu,
ftoj çdo qytetar te vije te Marten , dt 15 te degjoje diskutimet mbi buxhetin
dhe te behet pjese e vendimarrjes. Ftoj intelektualet si Stefan Petko, Feim
Feka, Marie Bajlozi, apo te tjere qe kane nje jete te tere ne Prrenjas, te vine
ne sallen e keshillit te diskutojne me ne, te na japin dhe idete e tyre lidhur
me investimet pergjate 2019!
Edhe pse u zgjata pak, do te me lejosh ti çapaçul qe shkruan ne emer te partise socialiste Prrenjas , te te shpreh edhe krenarine qe kam per faren e per fisin tim, meqe ne çdo shpifje per buxhetin me permend fisin tim! Une jam stermbese e Nexhip Bogdanit dhe stermbese e Shemsedin Rires, pra vij nga dy familje te medha, Rira dhe Bogdani, familje autoktone dhe atdhetare te Kostriçanit! Jam krenare per rrenjet e fisit tim, jam krenare per ata 400 a 500 kusherinj te pare, te dyte e te trete qe kam dhe nuk me intimidon aspak! Prandaj sahere qe permend faren e fisin tim apo Rrajcen time, nuk ben asgje, veçse me rrit vlerat qe kam