Biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, pasi është mundur të tërheq vëmendjen gjatë daljeve të tij në media këtë herë ka bërë edhe diçka më “bombastike”. Puthet në buzë me mikun e tij në mes të emisionit
Iftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në këtë ndalesë të fundit televizive para se të niset në SHBA, Eltoni dhuroi “surprizën” dhe provokimin e radhës, duke puthur në buzë një mikun e tij, që hyri i maskuar.
“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm”, sqaroi ai.
