Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klement Balili: Berisha më ka ardhur në shtëpi, Meta më ka shpërblyer

08:55 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 3 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klement Balili, personi më i kërkuar në Shqipëri, i cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka folur ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha vetëm pak orë para arrestimit. Balili ka rrëfyer muajt e arratisjes dhe thotë se policia nuk i është afruar asnjëherë vendit ku ai fshihej dhe qëndroi në arrati për 2 vite e tetë muaj. 

Teksa pohon se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë provë që e implikon në trafikun e drogës Balili flet edhe për lidhjet me politikën dhe angazhimin e tij me PD dhe më herët me LSI, parti për të cilën ai thotë se është angazhuar edhe familjarisht. Ai thotë se në vitin 2006 ka pritur në shtëpinë e tij ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa në vitin 2013 emërohet drejtor i Transporteve në Sarandë si shpërblim nga LSI për kontributin në fushatën e 2013-ës.

Mbi filmimet shumë të përfolura që tregojnë qëndrimet pranë resortit “Santa Quaranta” të disa ministrave të kabinetit “Rama”, Balili ka provuar të hedhë dritë. Ndërsa sulmet nga ambasadori Lu, Balili i ka cilësuar si të ndikuara nga politika e brendshme dhe thekson se asnjëherë s’ka qenë i akuzuar apo kërkuar nga DEA për trafik të dogërave të forta. 

Pas mbërritjes së provave nga Greqia dhe kalimit të dosjes për gjykim, Balili tregon se ishin familjarët ata që negociuan me policinë dhe caktuan edhe ditën dhe vendin për dorëzim. Tashmë Klement Balili do të përballet me drejtësinë për 4 akuza, përfshirë grupin e strukturuar kriminal e trafik droge, por për këto akuza ai shprehet se nuk ka asnjë provë, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga Greqia.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.