Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish ministri Demiraj rrëfen tmerrin në kampin e ferrit në Siri: Janë rreth 23 fëmijë shqiptarë

22:34 / November 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demiraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një lidhje me skype nga ShBA për RTV Ora tregoi gjendjen që paraqitet në kampin Al Hawl në Siri.

I cilësuar si kampi i ferrit, Demiraj tha se e ka vizituar katër muaj më parë dhe në të ndodhen rreth 23 fëmijë shqiptarë. Sipas tij tërheqja e tyre tashmë është vështirësuar edhe për shkak të rolit që ka marrë Rusia si pasojë e vakumit të krijuar nga tërheqja e ShBA në këtë zonë.

Demiraj tha se: “Në Siri dhe Irak janë larguar 144 persona, një pjesë janë vrarë. Rreth 23 fëmijë sot gjenden në kampin Al Hawl. Personalisht kam qenë para katër muajve në atë zonë, në Kurdistan, edhe pse nuk është bërë publike.Është një situatë e tmerrshme.Ky kamp quhet ndryshe edhe si kampi i vdekjes me 68 mijë persona nga të cilët 20 mijë veta janë fëmijë 5 vjeçarë.

Sa i përket detyrimit të shtetit shqiptar dhe komunitetit fetar, të dy kanë rolin e tyre të rëndësishëm.Në rast se do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin  në një kohë rekord do bëhej i mundur riatdhesimi ose spostimi i tyre brenda Turqisë. Kryeministri Rama ka marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Erdogan. Ushtria turke është afruar deri afër kampit.

Një kordinim i mirë i Ministres së Mbrojtjes Xhaçka me homologun turk, në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Stamboll dhe Ambasadën amerikane në Ankara të bëhej riatdhesimi i këtyre personave. Nuk ka ndodhur se nuk është aq e lehtë. Kampi ruhet nga forcat kurde. Kjo bëhet përmes një marrëveshje. Sot këtë vakumin mes pjesës siriane dhe kufirit turk sot po e monitoron dhe patrullon ushtria ruse”.

Dritan Demiraj kampi Shqiptare Siri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.