Anxhela Peristeri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku gjatë lojrave të ndryshme u pyet se cila është paga më e lartë dhe më e ulët që ka marrë në një koncert.
Këngëtarja e njohur nuk e pati aspak problem që të zbulonte se paga më e lartë ishte 5000 euro ndërsa më e ulëta ka qenë në fillimet e karrierës së saj dhe ishte 80 mijë lekë të vjetra.
Ndërsa përsa i përket jetës private, Anxhela pranoi se është në një lidhje, por preferoi të mos e bëjë publik identitetin e personit. Gjatë kësaj bisede, ajo shtoi se kishte menduar të martohej 28 vjeç, por gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar.












