MTV EMA është zhvilluar mbrëmjen e të dielës në Spanjë ku reperja shqiptare Loredana ka rrëmbyer çmimin e “Best Swiss Act”.
Por jo vetëm çmimi, Loredana që nuk mungoi në mbrëmjen madhështore pati mundësi të takohej dhe me një ndër yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon. Ka qenë vetë reperja që ka postuar foton në Instagram.

