Çështja “Alvin”, vogëlushi shqiptar në Siri është në interpelancë këtë të hënë në seancën parlamentare ku nuk kanë munguar as akuzat e kundërakuzat.
Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali iu drejtua deputetit të opozitës së re, Andi Përmeti, i cili kishte kërkuar dhe interpelancën duke i i thënë se po merret me slogane. Madje ajo tha se mes kopjes dhe origjinalit do të zgjidhte origjinalin, pra opozitën jashtëparlamentare për tu përballur me slogane.
“Ishte më mirë Flamur Noka dhe Ed Paloka në këtë përballje se sa ju zoti Përmeti. Ju kërkuar interpelancë, ne jemi përballur e me ta, dhe sigurisht nuk na tremb përballja me slogane me mu. Mendova se duhet seriozitet prandaj u përgjigja me shifra e fakte”, tha Spiropali.
Përmeti mori menjëherë fjalën pas saj, duke i thënë se nuk e dintë që mërzitej nga krahasimi me Ramën dhe për këtë i kërkon ndjesë. Por ai tha se duhen veprime konkrete. “I zije derën atij që nuk di shqip (për Gent Cakajn) të ministria e jJashtme. Sillni fëmijën dhe mos bëni politikë”, u përgjigj ai.
