Sot policia greke ka ndaluar një kamion të dyshuar se transportonte emigrantë të paligjshëm.Policia ndaloi automjetin dhe gjeti brenda tij mbi 80 imigrantë.
Kushtet brenda makinës ishin asfiksuese dhe emigrantët kishin vështirësi në frymëmarrje.
Siç raportohet nga mediat, e vështirë të thuhet se ata do mbijetonin në kushte të tilla.Mosha mesatare e emigrantëve të bllokuar ishte midis 20 dhe 30 vjeç.Shoferi i kamionit u arrestua. Nuk bëhet e ditur kombësia e emigrantëve.

