Një klub seksi i njohur në Gjermani, i cili njihet gjerësisht nga vendasit, si vend që frekunetohet nga çifte që shkëmbejnë partnerë dhe kërkojnë ekperienca të reja, iu desh të evakuohej pas një alarmi për zjarr.
Gati 300 pjesëmarrës u detyruan të dalin jashtë, të zhveshur e të mbështjellë me peshqirë.
Ashtu siç ishin, ata hynë nëpër autobusë dhe u dërguan në spital për t’u kontrolluar nga mjekët. Disa thanë që nuk ndiheshin mirë për shkak të tymit dhe kishin nevojë për trajtim.Numri i tyre ishte aq i madh sa u desh të angazhohen rreth 160 anëtarë stafi nga emergjencat.
