Gjiko është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, e sidomos jeta e tij familjare pas martesës me moderatoren Elita Rudi dhe ardhjen në jetë të Zërit, djalit të tyre.
Por reperi i hiteve të njohura ka një pasion për makinat, që e shpreh herë pas here dhe në profilin e tij në rrjetet sociale. Veç makinave luksoze kujtojmë që këtë verë ai bleu dhe një jaht. Po duket se pasioni nuk ndalet.
Së fundmi ai ka publikuar një makinë të re të markës “Porsche” në Instatory ku shkruan “Eja te babi vogëlush”. Epo, ta gëzosh Gjiko!

