Këngëtarja kosovare Kaltrina Selimi ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë, nënën dhe lajmin e bëri të ditur në Instagrm përmes një postimi.
Me një foto me sfond të zi, Kaltrina shkruan “Miq te dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë. Varrimi behet sot me 05.11.2019 ne ora 14 ne varrezat e Prishtinë”.
Dhimbjes së Kaltrinës i janë bashkuar dhe kolegët dhe ndjekësit ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
