Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bardhi: Kryetar i organizatës KÇK është Edi Rama !

15:54 / November 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1568983446 gazmendbardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës për sulmin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mbrojtur trafikantë, përdhunues dhe vrasës, duke i vënë ata kandidatë për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai thotë se për të vënë kriminelët pas hekurave duhet të largohet Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit si kryetar i organizatës KÇK, term i përdor nga kreu i qeverisë për të etiketuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi, Elvis Roshit, Arben Ndokës, Arben e Mark Frrokut? Ai i mbrojti ata, edhe kur u faktua botërisht se ishin trafikantë, përdhunues, vrasës. Kush e ka penguar Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Tom Doshit e Vangjush Dakos, që janë në listën e zezë të SHBA, por sot, njërit i ka dorëzuar pushtetin në Shkodër, tjetrit në Durrës.

Kush e pengoi Edi Ramen t’i nxjerrë ujët e zi Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut e Mark Babanit që i kandidoi në votimet e 30 Qershorit dhe i mbrojti deri në fund?! Kush e detyroi Edi Ramen ta mbrojë Rrahman Rrajen dhe bandën e tij, që kërcënon, dhunon, vjedh, por për ta drejtësia nuk ekziston, sepse ata sigurojnë pushtetin e Edi Ramës.

Edi Ramen e solli dhe e mban në pushtet krimi, prandaj pas çdo krimi qëndron një përfaqësues i Rilindjes. Edi Rama po u nxjerr ujët e zi vetëm qytetarëve të zakonshëm. Që kriminelët të shkojnë pas hekurave, që korrupsioni të mos gllabërojë çdo pasuri të këtij vendi duhet të largohet Edi Rama dhe të japë llogari para drejtësisë. Kryetar i organizatës KÇK është sot Edi Rama”, shkruan Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.