Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

14-vjeçarja shqiptare godet 12 herë me thikë nënën e saj në gjumë

20:29 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë më parë në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 14-vjeçare ka sulmuar me thikë të ëmën. Nga raportimet e ditës së sotme të mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaminia.

Ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për tu drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë. E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi thikën nga dora motrës së saj binjake.

Vajza tjetër ka njoftuar menjëhërë policinë e cila ka mbërritur në vendgjarje bashkë më të edhe ambulanca. Gruaja u dërgua me urgjencë në spital. 12 plagë thike; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë, kishte marrë nga plagosja e së bijës. Ajo qëndroi në spital për disa ditë ku u mbajt në kujdes intensiv, ndërsa aktualisht raportohet se  është jashtë rrezikut për jetën.

Në prani edhe të psikologes, policia shoqëroi vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur ka thënë se nuk mban mend asgjë. Motra e saj binjake u shpjegoi hetuesve se 14-vjeçarja po luante me video-lojëra deri në orët e vona të natës. Policia e ka lënë të lirë me kusht 14-vjeçaren, ndërsa oficerët e policisë nga Dapartamenti i të Miturve që po hetojnë ngjarje, thonë se janë të shokuar nga ky rast. Historia e rëndë tronditi opinionin publik në Greqi, kurse 14-vjeçarja vazhdon të insistojë se nuk i kujtohet asgjë nga veprimet e saj.

Mediat greke bazuar në dëshmitë e fqinjëvë bëjnë të ditur, se familja është shumë e rregullt, nuk ka shkaktuar probleme. Edhe pse prindërit janë të divorcuar, babai i vajzave mban kontakte të vazhdueshme dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Për më tepër, 14-vjeçarja që goditi me thikë të ëmën, është nxënëse me rezultate të larta në shkollë.

Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.