Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpërndahet parlamenti britanik, Johnson: Imagjinoni të zgjoheni më 13 dhjetor dhe Corbyn të drejtojë vendin

22:28 / November 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis zyrtarisht fushata elektorale në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit. Kryeministri, Boris Johnson, u takua në Pallatin Buckingham me Mbretëreshën Elizabet, e cila garantoi lejen për shpërndarjen e parlamentit britanik.

Pas rikthimit në selinë qendrore të qeverisë, Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin partinë Konservatore dhe planin e tij e paraqiti si të vetmin opsion për divorcin nga Bashkimi Europian

“Na mbështesni që të përfundojmë Brexit dhe ta çojmë këtë vend përpara. Alternativa tjetër është të shpenzoni të gjithë 2020 në një spektakël horrori me më shumë pasiguri dhe shtyrje. Imagjinoni të zgjoheni me 13 dhjetor dhe të gjeni Corbyn në drejtim të një koalicioni. Ata do të shpenzojnë të gjithë 2020 me organizimin e dy referendumeve”, deklaroi publikisht Johnson.

Në tentativë për të marrë mbështetjen e qytetarëve, edhe lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, prezantoi planin e tij për Brexit. Ai theksoi se do të kërkojë një ujdi të re për divorcin nga BE dhe se do të mbajë një referendum për të brenda 6 muajve. Ndërkohë, Johnson kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke synuar forcimin e partisë së tij në Dhomën e Komunëve, në mënyrë që të ratifikojë ujdinë e re për Brexit të arritur me Brukselin.

Kjo do të jetë hera e katërt në pesë vite që britanikët u drejtohen kutive të votimit. Me afatin e ri, Britania largohet zyrtarisht nga BE më 31 janar të 2020.

13 dhjetor corbyn johnson Parlamenti britanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Gruaja gjendet gjallë 11 ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal

17:00 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.