Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Boris Johnson nis fushatën zgjedhore të Konservatorëve

09:59 / November 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c 55ebe81ba0f0bda1a18c31be70ecbf1f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik Boris Johnson filloi zyrtarisht fushatën zgjedhore të Partisë Konservatore.Duke u bërë thirrje votuesve që t’i bashkohen për ta realizuar Brexit-in, Johnson tha se Brexit është “shumë afër”.

Johnson njoftoi para kryeministrisë se mbretëresha ka pranuar të shpërbëjë parlamentin, si proces para çdo zgjedhjeje të përgjithshme.Kryemnistri britanik tha se ai nuk dëshironte të kishte zgjedhje, por vendi arriti në një pozitë në të cilën nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse, siç tha ai, parlamenti “ka qenë i paralizuar për tre vjet e gjysmë të fundit”.

Johnson deklaroi se ai do të largojë Britaninë nga BE-ja brenda gjashtë javësh nëse partia e tij i fiton zgjedhjet.

Por, tha ai, një fitore e Laburistëve do të rezultojë në një tjetër referendum dhe një votim të dytë për pavarësinë e Skocisë.

“Nëse kthehem me një shumicë, do të bëj që parlamenti të punojë përsëri”, tha ai.

“Ejani me ne dhe ta realizojmë Brexit-in të dhe ta çojmë vendin përpara, ose, në të kundërtën, do ta kaloni tërë vitin 2020 në një shfaqje tmerri të pavendosmërisë dhe vonesës”, shtoi Johnson.

Britania do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor.

Johnson solli një projektligj për zgjedhjet në parlament pasi nuk arriti të përshpejtojë miratimin e legjislacionit të marrëveshjes së tij të rishikuar të tërheqjes nga BE ja. Parlamenti vendosi të shkojë në zgjedhje në dhjetor pasi u përjashtua mundësia për një Brexit pa marrëveshje si rezultat i shtyrjes së re të dhënë nga BE-ja për më 31 janar të vitit 2020.//AA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky vizitë zyrtare në Serbi

10:59 / August 7, 2026

Meta dënohet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve, totali i gjobave shkon në 942 milionë

08:34 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Telefonata që i kushtoi 1.1 milionë euro, çifti francez bie në kurthin e mashtruesve

18:00 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.