Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka konfirmuar zyrtarisht lajmin se vogëlushi 11-vjeçar Alvin Berisha, po kthehet në shtëpi.
Lexo edhe: Zbulohet foto/ Alvin Berisha shpëtohet nga kampi ‘Al Hawl’, i sigurt në Damask
POSTIMI:
“ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍
• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗
• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹
• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏
• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”-shkruan Rama.