Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër pritet përmirësim i motit, por çadrat mos i lini në shtëpi

14:33 / November 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reshje shiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshir të gjithë vendin do të shoqërohen me shtrëngata dhe sipas IGJEUM në fakt, gjatë pasdites së të enjtes ulet rreziku për përmbytjet vërshuese.

Instituti ndërkohë bën të ditur se nuk ka vend për panik nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, pasi “në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara”.

PARASHIKIMI I MOTIT SIPAS IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por mesatare në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme (e enjte, dt.07) ulet rreziku për përmbytjet vërshuese. Përgjatë ditës së sotme meqë intensitetet e reshjeve do të jenë të larta, mund të shfaqen probleme me përmbytje lokale ose probleme në zonat urbane kryesisht në qarqet Lezhë, Fier, Vlorë dhe Korçë, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ditën e nesërme (e premte dt. 08) ky rrezik do të zvogëlohet ndjeshëm.

Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara.

Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 13 / 18 °C
në vendet malore: 9 / 14 °C

ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.07) dhe nesër (e premte, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

NJOFTIMI NGA SHMU (SHERBIMI METEOROLOGJIK USHTARAK)

Reshjet që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë 24 orëshit kanë qenë me intensitet mesatar deri të lartë kryesisht në qarqet Lezhë me 126mm, Tiranë 65mm, Shkodër 60mm, Durrës 54mm, Kukës 53mm, Vlorë 50mm, Elbasan 47mm dhe në qarqet e tjera më pak se 40mm shi.

Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të na shoqërojnë deri në orët e mbrëmjes vonë, më pas gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Për ditën e nesërme pritet një përsmirësim i lehtë i kushteve atmosferike por cadrat mos i lini në shtëpi. Vranësirat gjatë pjesës së parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës kemi ndërprerje të reshjeve dhe më tepër kthjellime në një pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat më vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë vlerat nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat për shkak të orëve me diell pritet të pësojnë një rritje duke arritur nga 18ºC në zonat malore deri në 23ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.