Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Fondet e pensioneve do të investohen në bursa, AMF dhe Ministria e Financave kërkojnë ngritjen e shtyllës së dytë

21:00 / November 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm 50% e qytetarëve shqiptarë janë kontribues në skemën e pensioneve, çka përbën rrezik për nevojën e financimit të saj në të ardhmen. Edhe pse në 2018-n janë 216 mijë persona më shumë se 5 vjet më parë që paguajnë sigurime shoqërore, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj thotë Shqipëria ka nevojë për të implementuar skemën e pensioneve private, e cila njihet si shtylla e dytë e fondit të pensioneve.

“Funksionimi dhe zhvillimi i fondeve private të pensioneve është i mirëpritur për të plotësuar dhe kompletuar skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, tashmë të reformuar, duke siguruar një nivel më të lartë të ardhurash për individët”, shprehet ajo.

Kërkesën për të zhvilluar tregun e kapitaleve për pensionet private e bëri edhe kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiarë në Forumin Global të Pensioneve Private.

“Kemi një projekt ambicioz për zhvillimin e tregut të kapitaleve, specifikisht edhe për tregun e pensioneve. Si objektiv të përbashkët synojmë të kalojmë nga një treg modest i pensioneve private në një treg të konsoliduar nën një mbikëqyrje të kujdesshme”, thotë drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Aktualisht Shqipëria zbaton vetëm shtyllën e parë dhe të tretë të pensioneve, e para ku garanti për dhënien e tij është shteti dhe i treti lidhet me investimin e individëve në kompani që krijojnë fonde pensionesh.

Shtylla tjetër lidhet me krijimin e një fondi nga kompani të ndryshme, të cilat më pas e investojnë në bursa një pjesë të kontributeve të punëtorëve të tyre.

fondet e pensioneve ministria e financave shtylles se dyte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.