Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rikthehet Xhisiela Maloku, i dërgon mesazh të koduar Redjan Rrajës: “Zoti është i madh”, kushëriri i Rexhepit e quajti “kur*ë”

21:35 / November 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhisiela maloku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhisiela Maloku, e njohur publikisht si ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për dhunë dhe presion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.

“Se Zoti është i madh, të drejtin as një ushtri s’e rrëzon,”– shkruan Xhisiela në një postim në Instastory, që si për ironi fati ia ka marrë hakun, një vit pas kërcënimeve nga familja Rraja, akuza që pas shumë presioneve, Maloku i tërhoqi.

Xhisiela M

Pikërisht Redian Rraja është akuzuar nga ish-efektivi i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, i cili mori përsipër çështjen e Xhisielës. Ishte “Dara” i Krujës, që sipas Nuhut e ka telefonuar dhe i ka thënë që të mos merret më me familjen e tij, pasi mund ta ‘shkrijë të gjithë komisariatin’.

Madje në bisedë e sipër, Redjan Rraja e ka quajtur ‘ku*vë’ Xhisiela Malokun.

Redjan Rraja, është sot pas hekurave, si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Tashmë pasi shoferi Andi Maloku ndërroi jetë akuza ndaj tij do të ndryshojë nga tentativë në ‘vrasje të funksionarëve publik’, e ‘armëmbajtje pa leje’.

Redjan Rraja u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë. Ai akuzohet si një nga autorët e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Rraja u zbulua nga shenjët e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u gjet e padjegur në Ishëm.

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Mëgjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Rraja është nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rrajës, i cili është diplomuar për stomatologji dhe prej vitesh jeton në Kanada e Shqipëri.

Xhisiela Maloku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.