Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Telegraph”: Prindërit shqiptarë dërgojnë djemtë adoleshentë në Britani për të punuar për organizatat kriminale

13:47 / November 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6077360 6377701 image m 34 1542013794478
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prindërit në Shqipëri, trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë pjesë të mëdha të tregut të kokainës në Britani, shkruan gazeta “Telegraph”.

Sipas gazetës, numri i të rinjve shqiptarë që po trafikohen në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe me premtimin për të fituar mijëra paund nga shitja e drogës nga bandat është në rritje.

Procesverbali i gjykatave tregon se shqiptarët adoleshentë që hynë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë janë ndjekur penalisht në qytete në të gjithë vendin, nga Selkirk deri në Bath, Dewsbury deri në Shrewsbury, nga Londra në Glasgow, pasi u kapën me drogë me vlerë sa 200,000 £.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi i vetëm më i madh i huaj i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar me 947 raste në 2018, një rritje më shumë se 50 për qind që nga 2015.

“Shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen me shoqërimin e prindërve të tyre dhe premtimin për shpërblim financiar nga trafikantët”, tha Steve Harvey, specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit, i cili ka paraqitur provat e tij në një hetim të Zyrës së Brendshme në lidhje me problemin.

“Trafikantët dhe shfrytëzuesit u premtojnë atyre para, shumë para, dhe ata u premtojnë atyre një punë ose kur djemtë janë të mitur, ata u premtojnë atyre akomodim, ose rroba”, tha një burim anonim Nga Home Office.

“Në disa raste anëtarët e familjes ishin drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit të meshkujve”

Gangsterët – veçanërisht banda e djemve shqiptarë të rrugës në jug të Londrës si “Hellbanianz”-promovojnë stilin e jetës së tyre tek adoleshentët në vendlindje përmes mediave sociale.

Stephanie Schwandner-Sievers, një specialist shqiptar në Universitetin Bournemouth, tha se ata dërgojnë “dërgojnë mesazhe të suksesit tek të rinjtë në Shqipëri, duke ekspozuar me bollëk para, makina të shpejta, gra, varëse floriri dhe orë Rolex”.

Sidoqoftë, ajo vuri në dukje se kishte edhe fëmijë të dërguar nga familjet e tyre për të pasur një shans për një arsimim dhe të ardhme më të mirë.

“Trafikantët gjithmonë kanë rekrutë të gatshëm sepse prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të shkojnë jashtë vendit dhe t’i dërgojnë ata më të rinj,” tha një raport i Home Office gjatë një misioni për gjetjen e fakteve në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.