Kreu i PD Lulzim Basha ka reguar pas fjalit të Kryeminisrtit Rama ditën e sotme në Ohër.
Sipas Bashës, dështimi me negociatat në BE nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-evropiane e Edi Ramës.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet:
Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar.
Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!
