Kanë lënë pas angazhimet profesionale në Tiranë për t’u nisur drejt Kosovës dhe këtë herë për një arsye mëse të veçantë. Nëna e Getit, Florija ka festuar ditëlindjen dhe ka qenë një darkë mes familjarësh.
Prive.al” ka publikuar një foto të familjes dhe në tavolinë shihet Getoari, Marina, Liberiani (vëllai i reperit) dhe disa persona të tjerë të afërt të familjes.
Marina u rikthye në ekran për emisionin e humorit të së shtunës në Tv Klan “Klanifornia”, ndërsa Geti vijon me projektet e reja muzikore.

