Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur nga Elbasani pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK”, tha Braçe.Braçe tha se mazhoranca ka përgjegjësit e veta në çdo rast, ndërsa vuri theksin në reformimin e sistemit në drejtësi.
