Deputeti Arben Ahmetaj kërkoi që parlamenti të mos miratojë propozimin e deputetit socialist Ilir Beqaj për të falur gjobat e bizneseve të periudhës 1 korrik-31 gusht 2019 nga AKU-ja.
Në seancën parlamentare të ditës së sotme, Ahmetaj gjykon se nëse këto gjoba falen, atëherë rritet mundësia që këto biznese të kryejnë sërish shkelje të sigurisë ushqimore.
Kujtojmë që propozimi i Beqajt u hodh poshtë në seancën e fundit të Komisionit të Ekonomisë javën e kaluar.
‘’Kryeministri ka nisur anti-informalitetin për sigurinë ushqimore. Nuk ka çmim, gjobat janë 1 dhe 2 milionë, por kanë koncept parandalimi. E dyta, nuk mund të justifkojmë një sipërmarrje. Po, t’i referohemi ligjit të liçensimit në 2009, nuk ka ndryshuar asgjë. Sipërmarrjet nuk kanë arsye që të mos njohin ligjin.
AKU duhet tëbë jënjë punë më të mirë. Kur një sipërmarrje shkel ligjinj e sigurisë ushqimore, dhe gjithmonë ka një dalje në parlament me falje të gjobave, ka tendecnën ta shkelë sërish. Ky është risku moral (moral hazard). Ne e rrëzuam, Ministria e Bujqësisë u pozicionua kundër propizimti të Beqajt. I sugjerojmë parlamentit dhe Kuvendit të rrëzojmë nismën’’, u shpreh Ahmetaj.
