Laurel Griggs, aktorja më e re e Brodvvay sapo kishte nisur karrierën e saj të shkëlqyer, por jeta iu pre në mes, për shkak të një komplikimi në shëndetin e saj, për shkak të astmës.
“Bota ka humbur princeshën e saj, e cila thjesht dëshironte që të gjithë të kenë një të ardhme të lumtur. Aktrimi i saj kishte qenë një ëndërr që nga fëmijëria dhe ajo kishte plane të mëdha për të ardhmen”- u shpreh për mediat gjyshi i Laurel.
Familjarët kanë treguar se vajza vuante me astmën prej dy vitesh, por nuk e kishin pritur që gjendja e tyre të përkeqësohej. Laurel u bë për herë të parë pjesë e Broadvvay në moshën 6 vjeçe si Polly në “Cat on a hot tin roof”, me Scarlett Johansson.
