Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur sot pyetjeve rreth rolit të tij në operacioni ne shpëtimit të Alvin Berishës. Në emsionin “Opinion”, Lleshaj tregoi pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-vjeçari që ishte në kampin Al-Hol në Siri.
Lleshaj tha se ka qenë aty për të ndjekur operacionin dhe shtoi se i gjithë operacioni është bërë me kërkesën e qeverisë së Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
Kur shkuar dhe pse shkuat, pasi ka pasur kritika për rolin tuaj?
Kritika nga kush?
U quajtët sikur ishit për show..
Ka njërëz që janë të profilluar për kritika. Unë them që Alvin Berisha është i lirë, falë punës së përbashkët. Unë kam qenë atje për të përshpejtuar procesin.
Si do e përshpejtonit?
Të gjitha ata njerëz që janë aty, janë pjesë e ekipit shqiptar, shumica janë shqiptar. Ky është efekti i pranisë time atje.
Kush e kreu operacionin?
Policia shqiptare, Kryqi i Kuq, Gjymsë Hena dhe autoritetet italiane.
Kush ishte iniciator?
Ishte qeveria shqiptare, të dy këto institucione vepruan me kërkesë tonë. Ky operacion ka pasur tre faza.
U rrëmbye apo u shoqërua Alvini?
U shoqërua sipas rregullave, sipas një shteti serioz. Është tërhequr nga Gjysmë Hëna dhe Kryqi i Kuq.
Po qeveria italiane çfarë bëni?
Ka vepruar ngushtësisht me ne, ka ndjekur operacionin dhe nga ka mbështetur.
Po Kryqi i Kuq dhe Gjymsë Hëna nga kush u iniciua?
Me kërkesën tonë dhe të qeverisë italiane.
Pse shkuat?
Unë shkova se ky ishte një rast i rëndësishëm dhe doja të mbështesja oficerët shqiptar që ishin atje dhe doja të ndërtoja një kanal për të tërhequr dhe fëmijët e tjerë që janë aty.