Kur Dolly Parton lançoi “I Will Always Love You” në vitin 1974, ajo shënoi rekord në top listën muizkore amerikane, por ngadalë kjo këngë përhumbi pas disa vitesh.
Por kur Whitney Houston e ‘rizgjoi’ baladën e Dolly-t për filmin “The Bodybuilder” (shq.Truproja) të 1992, kënga pushtoi globin, duke qëndruar për më shumë se 10 javë në krye të klasifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas raportimeve të medieve në atë kohë, kjo solli një grindje të hidhur mes Whitney dhe Dollyt, pasi kjo e fundit dyshohet se mori një premtim nga Houston për të mos e ndryshuar këngën, ndërsa Whitney e risolli në një version dinamik, me ornamente dhe shpërthime vokale duke ‘blinduar’ chart-et muzikore.
Vite më vonë, pais gjërat u sheshuan disi, Dolly deklaroi se nuk kishte “prishje gjaku” mes të dyjave duke theksuar se Whitneu u treguar falënderuese për nderin që i bëra.
“Unë isha aq e gëzuar, aq e nderuar dhe aq me fat që ajo e këndoi atë, sepse kënga nuk dukej më si e ima kur e pata,” tha ajo.
Dyshja vazhdoi të afrohej gjithnjë e më shumë derisa u bënë mikesha të mira. Miqësi që vazhdoi për vite derisa Whitney pësoi një sulm në zemër dhe u mbyt në një vaskë hoteli në vitin 2012 pas vitesh abuzimi me kokainë, gjë e shkatërroi Dollyn, gjë që u pa edhe gjatë funeralit të Whitney, ku Parton dridhej dhe nuk i mbante dot lotët.
Mirror.co.uk/ Tirananews.al

