Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Çmendet” moti, çfarë pritet të ndodhë në vijim?

19:22 / November 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, ndërsa ka shkaktuar probleme dhe në shpërndarjen e energjisë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet, duke rritur edhe më tepër rrezikon e përmbytjeve. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se situata do të jetë e tillë edhe ditën e nesërme.

Parashikimi:

Si pasojë e aktivitetit të një medicane (ciklonë mesdhetar) situata reale mbi vendin tonë paraqitet me reshje shiu të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Për momentin reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë përfshirë qarqet si Lezhë, Shkodër dhe Berat ndërsa në qarqet e tjera reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Që prej orëve të para të mëngjesit, ashtu sic ishte parashikuar, problematike kryesisht në zonën jugore dhe në bregdet ka qenë era. Intensiteti i erës ka qenë 5-15m/s ndërsa shpejtësia maksimale e regjistruar në stacionet tona ka qenë në qytetin e Durrësit me shpejtësi deri në 30m/s (erë intensive) si dhe në zona të caktuara si zona e Llogara-së apo zonat luginore të vendit.

Për orët në vazhdim pritet një agravim i situatës meteorologjike. Zona e ultësirës perëndimore, si dhe jugperëndimi dhe veriperëndimi do të preken nga reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë! Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit si dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Përgjatë orëve të vona të mbrëmjes si dhe orët e para të mëngjesit të datës 13.11.2019 këto reshje prekin edhe zonat malore në lindje të territorit.

Edhe era do të vijoj të jetë problematike dhe intensive me shpejtësi 20-35m/s cka ka sjellë dhe do të vijoj të sjellë det të trazuar me forcë 6-7 ballë dhe lartësi vale 3.5-4.7metër duke u bërë mjaft problematike edhe për lundrimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.