Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta: Nuk ka afat në Kushtetutë për presidentin, kreu i KED s’mund të bëjë lojëra

20:36 / November 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1573673468
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi kaluan 30 ditë nga afati ligjor për të zgjedhur kandidatin, Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ngrinte procesin në mënyrë që radha për zgjedhjen e anëtarët të radhës të Gjykatës Kushtetuese, t’ia kalonte Parlamentit. Por KED tha se afati ligjor prej 30 ditësh ka kaluar, kështu që u përzgjodh automatikisht kandidatja e parë në listë për në Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kështu, Meta thotë se dekreti i tij i sotshëm për zgjedhjen e Marsida Xhafellarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, është i ligjshëm. Meta tha se puna e KED është të merret vetëm më aspektin procedural dhe të sigurohet që të respektohet ligji dhe kriteres për Gjykatën Kushtetuese. KED është institucion kolegjial tha Meta dhe nuk mundet që kryetari i KED “të bëjë lojëra për të vendosur kohën për listat për vakancat që i cohen presidentit dhe Parlamentit”.

“Duhet të kemi të qartë ju dhe cdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin, ka afat për parlamentin, për arsye se është një institucion kolegjial që përbëhet edhe  nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidentin. E dyta, që duhet të jetë e qartë për cdo shqiptar, Kushtetuta është mbi cdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero, letër pa gjykatën Kushtetuese. Momenti i krijimit të gjykatës është historik sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar. Cdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen, cdo veprim i presidentit aktual është një veprim që mbetet si precedent, apo cdo veprim i kuvendi është precedent. KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ dhe asgjë tjetër. Pra Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED-së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta  për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje. Kryetari i KED të bëjë lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që ose të shkelë Kushtetutën” tha ai. 

kushtetuesja Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.