Përveç pasionit për muzikën, Noizy e kemi parë dhe si biznesmne por dhe talentin e tij si aktor. Më herët ai është shprehur për ndjekësit e vet se është pjesë e një filmi me producent gjerman, e tashmë filmi do të publikohet shumë shpejt.
Në filmin të quajtur “Man from Beirut” ai luan përkrah miqve të tij Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari. Ka qenë vetë Noizy që një ditë më parë u ka kërkuar ndjekësve të vetë të ndjekin dhe faqen zyrtare ntë Instagram të filmit ku është publikuar dhe traileri.
Në “Man from Beirut” Noizy do të ketë një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau. Ndërsa Blerim Destani dhe aktori tjetër me origjinë shqiptare, James Biberi, do të kenë rol kryesor në film. Në të do të flitet edhe në gjuhën shqipe dhe pritet që premiera botërore e tij të jetë në 25 nëntor.
