Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U mbajt ‘e burgosur’ nga xhaxhai, u dhunua dhe u la pa bukë…zhduket 17-vjeçarja

22:19 / November 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pranvera Myrtaj nëna dhe motra Bardha Myrtaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pranvera Myrtaj nëna dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.

Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë. Kthimi për pak kohë, do të ishte argëtim  me bashkëmoshatarët e saj. Në atë kohë, babai i Zogës, rezulton të jetë duke kryer dënimin me burg prej 14 muajsh dhe për këtë arsye, personi që do të kthehej në Shkodër pas 2 javësh, për të marrë Zogën ishte vëllai i madh i saj, Selimi. Por me të mbërritur në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ymerit, Selimi përballet me një fakt tronditës, pasi mëson se prej një jave, motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se askush nuk kishte asnje informacion për të. Madje, asnjë pjesëtar i familjes së xhaxhait nuk e kishte lajmëruar Selimin, apo familjen e tij për këtë fakt. Një informacion rrjedh më vonë nga vajza e Ymerit, e cila i tregon Pranverës, nënës së Zogës, së Ymeri e kishte lënë dy ditë pa ushqim dhe se e kishte dhunuar shpesh herë derisa Zoga ishte larguar. Por Ymeri e mohon  vazhdimisht këtë pretendim.

E ka izoluar xhaxhai, e ka lënë pa bukë dhe është detyruar që të hidhet nga dritarja që të shpëtojë. Vajza e xhaxhait nga tregoi. Është 18-vjeçe. Më ka thënë e ka “rrahur baba , e ka lënë 2 ditë pa hëngër, ka ardhur i dehur nga Shkodra dhe ka dhunuar vajzën e tij”, atëherë ne se kemi parë më. Jo nuk interesohet hiç babai. Janë racë e egër. Xhaxhai na ka rrah shpesh, edhe fëmijët e tij, edhe nusen e vet. Motra di të shkruaj vetëm emrin”, tha Bardha.

Ndërsa babai, i cili vazhdonte të qëndronte në burg, njoftohet 10 muaj më vonë për largimin e vajzës së tij, lajm ky të cilin e merr nga bashkëshortja Pranvera, dhe jo nga vëllai i tij e cili e takonte atë çdo javë. Që nga shtatori  vitit 2013, asnjë denoncim në Polici  nuk është bërë për  Zoga Myrtaj, e cila rezulton të ishte vetëm 17 vjece. Ndërkohë, problemet mesfamilje së Zogës dhe xhaxhai nuk kanë të sosur. Për shkak të një debati për pronën, vëllai i madh, Selimi kryen një dënim prej 5 vitesh me akuzën plagosje me armë. Por sipas nënës së tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe së nuk është e vërtet që djali i saj ka kryer një veprim të tillë.

“Kur ka dalë nga burgu burgu…i kam thënë “vajzën e madhe nuk e kam më. M tha “Ku është”? I thashë “nuk është, mos pyet më”. Nuk i ka thënë asgjë, nejmë e dalim; flasim e qeshim; I kanë rrah disa herë…Nuk interesohet për atë punë. Djali ndodhet në burg se ka plagosur xhaxhanë. Kemi pasur më herët një konflikt pronësie. E ka plagosur më vonë pasi të dhunoi vajzën. Nuk na lejojmë të mbajmë celular. Edhe këtu ai nuk e di që jemi. I kam thënë se do t’i bie mbrapa që të merr vetë për gocën’, u shpreh mamaja e Zogës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.