Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mblidhet Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit, Sako: Turizmi prioriteti i Bashkisë, nxitës kryesor i rritjes së ekonomisë

10:26 / November 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Valbona sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Durrësi është kthyer në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse në Mesdhe. Në mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në kuadër të Analizimit të situatës së përfundimit të sezonit turistik 2019, u vlerësuan rezultatet e arritura dhe u ra dakord për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për të mbështetur këtë sektor tepër të rëndësishëm të ekonomisë.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako bashkë me Prefektin e Qarkut Durrës Roland Nasto, Zv. Ministren e Brendshme Rovena Voda, si dhe drejtues të Degëve Territoriale që veprojnë në qark për atë theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të gjithë potencialeve që ka qyteti ynë për sezonin e ardhshëm.
Kryebashkiakja Sako nënvizoi se sezoni turistik veror që lamë pas ka qenë i suksesshëm dhe rikonfirmon turizmin si nxitësin kryesor të rritjes së ekonomisë, si një sektor me ndikim të madh social dhe ekonomik i cili ka ndryshuar pozitivisht strukturën ekonomike të qytetit.
“Është momenti që turizmin mos ta shikojmë vetëm në fushën e promovimit, por edhe si një vlerë e rëndësishme e ekonomisë. Me ndarjen e re territoriale, Durrësi ka një potencial fantastik për turizmin, jo vetëm gjatë sezonit të verës, por gjatë 12 muajve të vitit. Si një nga prioritetet e Bashkisë sonë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme me qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe me impakt të drejtpërdrejtë në punësim dhe rritjen e ekonomisë lokale”, theksoi Sako.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.