Kënga “Nallane 3” dy vite më parë mes Flori Mumajesit dhe Arilena Ara korri mjaft sukses por duket se dyshja do na surprizojë sërish.
Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara në Instagram, pasi Flori dhe Arilena kishin bërë thuajse të njëjtat poza bardhë e zi, në të njëjtin fotograf.
Me siguri këto do të jenë fotot cover për këngën e tyre të re, për të cilën dyshja ende nuk ka zbuluar diçka konkrete.
Megjithatë, fansat janë të bindur se diçka do të vijë dhe për më tepër, do të jetë një hit!
Mbetet vetëm të presim për të mësuar të tjera lajme nga këngëtarët.
Ndërkohë, Flori ka punuar edhe për dy projektet e tij të reja, “Thjesht të du”, të cilën e publikoi disa ditë më parë dhe “Mbaroj”, që do të lançohet shumë shpejt.


