Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për ngritjen e gjykatës Kushtetuese dhe për çështje të tjera të nxehta politike të momentit.
Kryemadhi theksoi se opozita është detyruar të shkojë drejt ekstremit. Ajo shton ndër të tjera se në mjedisin politik shqiptar ekzistojnë edhe faktorë antishqiptarë.
“Opozita është dëmtuar, sepse u detyrua të shkojë drejt ekstremiteteve për shkak të kapjes së shtetit nga bandat e Rilindjes. Edi Rama ka kapur shtetin, duke e dërguar vendin në një gjendje të rëndë, ku gjendemi përballë stabilitetit, ndërkohë që kemi grupe të mëdha zhvillore ekonomike, që shpesh herë janë antishqiptare dhe anti-stabilitetit të rajonit”, tha Kryemadhi.
