Kreu i PD-së, Lulzim Basha e konsideroi të “pavlefshëm” rezolutën e miratuar sot në Kuvend, e cila i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.
Në një konferencë për shtyp, Basha tha se nuk ka parlament, por “strehë të parlamenteve”. “Nuk ka parlament, por strehë të parlamentëve, që nuk e dimë kush janë aty, por e dimë kush i ka çuar dhe ka disa pseudoparlamentar për të gënjyer vetveten. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është i pavlefshëm“, tha Basha.
