Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nishani dënon dhunën në Maqedoni dhe paralajmëron: Rrezikohet stabiliteti në rajon

10:44 / April 28, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nishani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dënuar ashpër dhunën barbare të ushtruar ditën e djeshme në kuvendin e Maqedonisë. Përmes një reagimi zyrtar, Nishani shprehet se i keqardhur për situatën në shtetin fqinj dhe se tentativat e kohëve të fundit për të keqpërdorur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duhen dënuar me forcë, pasi nuk rrezikojnë vetëm shtetin e Maqedonisë, por stabilitetin e të gjithë rajonit.

 

Reagimi i Presidentit Bujar Nishani:

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit me origjinë shqiptare, zotit Talat Xhaferri, si dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.

Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni që duhet mbështetur gjerësisht.

Presidenti Nishani vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë pasi nuk rrezikojnë vetëm stabilitetin dhe të ardhmen e euroatlantike të Maqedonisë, por edhe marëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi.

Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit, në të gjitha elementët e saj, do të ishte garancia më e mirë për harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni./TiranaNews/

Kryetari i kuvendit Maqedoni Nishani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.