Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paskal Milo: Çlirimi i Tiranës vulosi çlirimin e Shqipërisë! Enver Hoxha ishte lideri

09:08 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paskal milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e çlirimit të Tiranës, historiani i njohur Paskal Milo rrëfen ngjarjet e asaj dite të 17 nëntorit të vitit 1944. Milo e quan luftën për çlirimin e Tiranës si betejën më të madhe të luftës nacionalçlimtare, që kurorëzoi atë fitore që 12 ditë më pas do t’i vinte vulën çlirimit përfundimtar të Shqipërisë. Dita kur trupat gjermane tërhiqeshin drejt Tiranës  dhe u zunë në pritë nga forcat partizane, duke ndezur një betejë gjaku e zjarri për 24 orë rresht, përfundoi me bilancin tragjik të humbjes së jetëve të 2000 ushtarëve gjermanë dhe të afërsisht 300 partizanëve.
I pyetur se kush ishte lideri i fitores së luftës Nacionalçlirimtare, Milo shprehet se “Ata njerëz që udhëhoqën këtë luftë,  dhe lufta antifashiste nacionalçlirimtare  ka pasur institucionet drejtuese të saj, që nga Fronti, Këshilli, Shtabi Nacionalçlirimtar dhe në krye Partia Komuniste e Shqipërisë. Ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse pohojmë një të vërtetë, pavarësisht se na pëlqen apo nuk na pëlqen: historia duhet të shihet e trajtohet siç ka qenë në të vërtetë, dhe e vërteta është kjo; kemi një udhëheqje të luftës, e cila kishte në krye të saj një njeri me një emër të përveçëm që quhej Enver Hoxha. Ky është fakt historik”, – tha Milo, duke shtuar se “është detyrë për historianët që të merren me faktin historik, interpretimet janë gjë tjetër. Nëse do t’i hyjmë analizës historike është çështje tjetër”, tha Milo duke theksuar edhe rolin e Mehmet Shehut në çlirimin e Tiranës. “Mehmet Shehu është një figurë historike, si ushtarak i lartë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka dritëhijet e veta”, u shpreh Milo në intervistën për Report TV.

Çlirimi i Tiranës ENVER HOXHA paskal milo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.