Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Realizohet ura e parë ‘elektrike dhe e padukshme’ midis Italisë dhe Ballkanit

10:36 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bëhet fjalë për urën e parë “elektrike” plotësisht “të padukshme” sepse ndodhet krejtësisht nëntokë dhe nën ujë ndaj është e pamundur të duket, me një gjatësi prej  445 kilometra midis termocentraleve të Cepagatti, në provincën e Pescara-s, dhe Lastva, në komunën e Kotorrit. Terna, kompania që administron rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, përuroi linjën e re të energjisë me Malin e Zi në Abruzzo të Premten 15 Nëntor, në prani të kreut të shtetit, Sergio Mattarella, dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Dukanović.

Infrastruktura në përputhje me hartën, do të hyjë në veprim deri në fund të vitit. Ura e re e energjisë do të lejojë që të dy vendet të këmbejnë energjinë elektrike në një mënyrë të dyanshme: fillimisht për një fuqi prej 600 megavat, e cila më pas do të bëhet 1.200 megavat sa më shpejt që do të ndërtohet edhe kablloja e dytë, që pritet në vitet në vijim.

Shuma totale e projektit vlerësohet rreth 1.1 miliardë euro. Puna paraqet lidhjen më të gjatë nëndetëse të tensionit të lartë të bërë ndonjëherë nga Terna: 423 km janë hedhur nën ujërat e Adriatikut, në një thellësi maksimale prej 1.215 metrash, të cilave u shtohen 22 km kabllo nëntokësor, 16 në Itali dhe 6 në Mal të Zi.

Linja e energjisë është rezultat i shumë viteve punë nga teknikë dhe profesionistë të kualifikuar dhe të specializuar duke përfshinte gjithsej 124 kompani (80 në Itali, 62% e të cilave nga Abruzzo, dhe 44 në Mal të Zi) që nga viti 2012. Shkëmbimi i dyanshëm i rrjedhave të energjisë elektrike do të lejojë diversifikimin e furnizimeve, forcimin e besueshmërisë, efikasitetit, sigurisë, qëndrueshmërisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë së rrjeteve të energjisë elektrike në dy brigjet e Adriatikut. (Ilsole24ore)

ballkan Cepagatti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.