Kombëtarja shqiptare e futbollit e ndërtuar nga Xhani De Biazi nuk ekziston më, në lojë dhe në emra. Stil i ri i në rreshtim por edhe emra të cilët në vitet në vijim do të synojnë të bëjnë të harrohen ata që kanë shkruar historinë duke çuar kuqezinjtë në Europian.
Kanë kaluar vetëm 3 vite nga ajo përballje mes Shqipërisë dhe Francës në Euro 2016 në Marsejë, por për një arsye apo një tjetër, kuqezinjtë kanë pësuar aq shumë ndryshime gjatë gjithë kësaj kohe, saqë në ndeshjen e sotme, trajneri Edi Reja do të ketë në fushë vetëm 4 futbollistë të cilët kanë luajtur qenë pjesë e atij turneu, vetëm 3 si protagonistë ndaj “gjelave”.
Nga minuta e parë sonte pritet të luajnë Hysaj, Lenjani dhe Memushaj, të tre titullarë edhe ndaj Francës në 2016, ndërsa Balaj ka qenë në stol në atë sfidë. Vetëm 4 titullarë nga 23 emrat që shkuan në Europian, ndërsa pjesa tjetër janë të rinj që janë afruar rrugës në këto vite.
Edhe në stol nuk do të jenë të shumta alternativat mes atyre që përjetuan verën magjike të Euro 2016. Roshi është ai që ka më shumë shanse për të luajtur në këtë ndeshje si zëvendësues, ashtu siç bëri në atë takim të tre viteve më parë. Tre emrat e tjerë janë Veseli, Berisha dhe Hoxha, për një total prej 8 lojtarësh që kanë qenë pjesë e ekipit të përzgjedhur nga De Biazi asokohe.
