Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar në Lezhë takimin e tij me fermerët mesditën e sotme. Teksa mbante fjalën para tyre, atij i vinte zëri i tij mbrapsht nga telefonët, dhe për këtë u kërkoi që t’i fiknin.
““Po patët mundësi fikni ato celularë se më vjen jehona e zërit tim. Më keni këtu live. Më mirë të dëgjohet jehona juaj se ajo e zërit tim. Ashtu siç u jehoi dje në stadium. Kush ka mend t’ja vërë veshin atyre qytetarëve që oshëtinë dje,”– tha Basha.
