Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A lidhen vizitat e këshilltarit të Trump dhe të gjeneralëve amerikanë në Tiranë me protestat në Iran?

16:37 / November 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 11 18 at 02.47.25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë që në Iran kanë shpërthyer protestat kundra regjimit, të dielën, Gjenerali James Jones, Këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare për Presidentin Barack Obama dhe ish-Komandant Suprem i Aleancës për Europën, vizitoi Ashraf-3 në Shqipëri, ku banojnë anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe u takua e bisedoi me znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane dhe ish-Ministër i Mbrojtjes, e shoqëroi Gjeneralin Jones në vizitën e tij në Ashraf-3.

Gjatë kësaj vizite në Ashraf-3, Gjenerali Jones vizitoi gjithashtu edhe muzeun e 120 Viteve të Betejës për Liri në Iran dhe foli me disa anëtarë të PMOI-së. Duke iu drejtuar anëtarëve të PMOI-së, ai tha: ”Përgëzimet e mia të sinqerta për gjithçka që keni bërë këtu në një kohë kaq të shkurtër. Teksa shoh këtë audiencë, ndihem sikur po shoh të ardhmen e Iranit. Një Iran i lirë, një Iran që së shpejti do të gëzojë demokracinë dhe lirinë nën udhëheqjen e znj. Rajavi dhe të të gjitha organizatave të bashkuara që përbëjnë NCRI-në sot. Kjo është e ardhmja që po shohim. Kjo e ardhme do të vijë, shpresoj, shumë, shumë shpejt. [Populli i Iranit] meriton një qeveri të re. Dhe farat e asaj lirie janë pikërisht këtu, e ardhmja është këtu Do të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që mundemi për të sjellë rrëzimin e këtij regjimi në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që të mund të gëzojmë dritën e lirisë, demokracisë, dhe shpresës për një jetë më të mirë për të gjithë popullin e Iranit”.
Duke e mirëpritur Gjeneralin Jones, znj. Rajavi iu referua kryengritjes mbarëkombëtare tre-ditore të popullit iranian, duke theksuar se toka po lëkundet nën këmbët e mullahëve. Populli dhe rinia iraniane janë duke i rezistuar shtypjes së mullahëve, tha ajo, duke shtuar se regjimi e ka gabim nëse mendon se mund ta ndalë këtë kryengritje me anë të vrasjeve e arrestimeve. Populli dhe Rezistenca iraniane janë betuar se do ta përmbysin këtë regjim dhe do të themelojnë paqen, demokracinë dhe sovranitetin popullor në Iran. Në rrethana të tilla, komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duhet t’i mbështesin kërkesat e drejta të popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe për të themeluar lirinë e demokracinë në Iran.

Lexo edhe: Berisha në krah të muxhahedinëve. Zbulohet vizita e fshehtë e këshilltarit të Trump, Rudi Xhuliani

Muxhahedinë trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.