Duket se Flor Mumajesi është rikthyer fuqishëm pas një pauze në muzikë, ku menjëherë pas postimit të këngës “Thjesht të du”, mjaft i pëlqyer nga publiku, ka gati dhe këngën e re.
Po përveç kësaj është zbuluar dhe titulli i këngës që sërish ka himn dashurinë. Kënga do të ketë titullin “Doja” dhe publikohet sot në Youtube. Ndërkohë këto ditë është përfolur se është një bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara, pasi dhe ajo ka publikuar të njëjtën foto në profilin e saj në Instagram.

