West Side Family do të jetë pjesë e Këngës Magjike të këtij viti, festivali ku morën famën dhe janë prezantuar shumë nga këngët e tyre që u bënë hit.
Për herë të fundit ata morën pjesë në vitin 2008, e rikthehen pas 11 vitesh me një surprizë, 5 vite nga ndarja nga jeta e Dr. Florit. Dyshja Miri dhe Landi do të ngjiten në skenë bashkë me vëllain e artistit, Alban Kondin, dhe ka qenë vetë ky i fundit që ka konfirmuar këtë për Anabel.al.
Ai ka treguar se nuk e kishte menduar që të merrte pjesë bashkë me Landin dhe Mirin dhe se gjithë ideja erdhi spontanisht.

