Pasi e motra e reperes Rina Balaj bëri të ditur në Instagram se ka nisur një peticion për ti rikthyer profilin, që tashmë e ka kompania “On Records”, ka reaguar edhe ish menaxheri i këngëtares.
Met Elshani ka treguar se kjo është thjesht një shaka e gjitha. “Hajgare janë këto sene, lëreni, mos u merrni”, tha ai.
Më tej, shtoi se derisa nuk ka ndonjë deklaratë nga Rina, çfarë thonë të tjerët nuk është me rëndësi.“Rina s’ka dhënë kurrfarë deklarate, të tjerë s’janë me rëndësi”, përfundoi Meti.
