Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mashtronte biznesmenët, apeli vulos dënimin për “mikun” e Edi Ramës

20:32 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klodian Ciruna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vulosur dënimin me 9 vite burg për Klodian Ciruna, i akuzuar nga prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë me shuma të mëdha”. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga treshja e gjyqtarëve Fatmira Hajdari, Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj. Kjo masë dënimi për Cirunën është dhënë dhe në shkallën e parë, dhe treshja e gjyqtarëve në vendimin e tyre mbajti të palëvizur dënimin me 9 vite burg për Cirunën. Ky i fundit rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë duke i marrë një shumë prej 488 mijë euro. Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që Ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri. Ciruna ka hyrë në këtë gjykim me gjykim të shkurtuar. Klodian Ciruna, një person që herë hiqej si prokuror, herë si gjyqtar dhe me dikë tjetër prezantohej si djali i kryeministrit, dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është akuzohuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre “Call Center” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. “Shqiptarja.com” mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar. Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama. Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama. /shqiptarja.com

Biznesmenë Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.