Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Këshilli Kombëtar të PD-së ?

23:04 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SELIA BLU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD do të mbledhë te shtunën më 19 janar Këshillin Kombëtar, i cili do të zgjedhe lidershipin e saj te ri. Të shtunën do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe 4 sekretarë. Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e LGDSH dhe FRPD. Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i PD-së parashikon se eshte Kryesia që vendos për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë. Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë këtë të shtunë edhe kryetarin e saj me një mandat 4-vjeçar.

Gjithashtu, nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave, pas paralajmërimit që opozita e bashkuar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëruan mbrëmjen e kaluar. Nga 353 emrat e Këshillit të ri Kombëtar, 150 prej të cilëve të zgjedhur nga Kuvendi i kësaj force politike, spikasin ata që konsiderohen kundërshtarë të kreut demokrat Lulzim Basha. Me ndryshimet e bëra në statut, Këshilli kombëtar ka anëtarë të përhershëm të tij përveç ish-presidentëve, ish-kryeministrave dhe ish-kryetarëve të Partisë Demokratike, edhe ish-kryeparlamentarët që janë anëtarë të PD në momentin e thirrjes së këshillit.

Është ky Këshill i përbërë nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar, krerët demokratë të bashkive, deputetët, krerët e degëve, Sekretari i Përgjithshëm, ata funksionalë dhe ish-kryeministra, ish-presidentë dhe ish-krerë parlamenti, i cili do të zgjedhë për herë të parë kryetarin e Këshillit me mandat 4 vjeçar, sipas përcaktimit të nenit 50 të statutit.

keshilli PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.