Vlerësimi i artit dhe sportit në Shqipëri duket se ka humbur dhe këtë e tregon më së miri gjendja ekonomike e tyre. Mendimi i përgjithshëm i njerëzve është se janë njerëz që fitojnë shumë para, por ja që nuk është kështu.
Një ditë më parë u bë publike historia e kampionit të boksit Klevis Çelaj, i cili ka mjaft vështirësi ekonomike, por falë pasionit ecën para në rrugën e tij.
Por një artist gjithashtu ka rrëfyer se edhe nga muzika nuk ka fitime të mëdha siç mendohet. Xhavit Dedej, i ftuar në Soiree tha se “se di a i paguaj dot dritat në fund të muajit”.
Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavid Dedej ka treguar se fiton shumë pak.
“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavid Dedej.
