Punimet në Rrugën e Arbërit vijojnë me intensitet të plotë. Megjithëse moti ka qenë i ftohtë dhe me reshje dëbore mjetet e firmës ndërtuese përparojnë në hapjen e trasesë dhe tuneleve.
Deputeti i PS Xhemal Qefalia shprehet se ka inpektuar punimet në afërsi të Qafë Murrizës dhe konstaton se po punohet me cilësi dhe me ritme të shpejta. Në postimin e tij Qefalia thotë:
“Bashkë me Presidentin e kompanisë “Gjoka Konstruksion”, z.Rrok Gjoka, ndoqëm nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ku pavarësisht temperaturave të ulëta në këto ditë të ftohta Janari po vazhdon me intensitet të lartë puna për realizimin e këtij projekti të investuar nga qeveria Shqiptare. Me ritme të shpejta po punohet dhe për Tunelin e Qafë Murrizës, i cili është më i madhi dhe më i rëndësishmi në këtë aks rrugor”.